image Përhapja e koronavirusit - Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet

Botë

Botë/ Përhapja e koronavirusit – Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet

news image

Italia ka njoftuar se ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për të luftuar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i vdekjeve në të gjithë vendin është rritur.

Qeveria ka urdhëruar në të gjithë vendin të mbyllen të gjitha shkollat deri në mesin e marsit, njoftoi agjensia e lajmeve Ansa.

Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura nga Italia e veriut janë mbyllur 10 ditë më parë.

Ndryshe, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë pasi është vendi më i prekur nga virusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 2 mijë e 500 raste me të infektuar dhe rreth 79 të vdekur./GazetaSinjali/