image Përgënjeshtrohet Trump, nga sistemet e sigurisë së zgjedhjeve në SHBA thonë se nuk janë zhdukur votat

Botë

Përgënjeshtrohet Trump, nga sistemet e sigurisë së zgjedhjeve në SHBA thonë se nuk janë zhdukur votat

news image

Dy grupe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se në sistemet zgjedhore nuk ka të dhëna që fletë-votimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit të jenë zhdukur ose të kenë humbur në sistem.

“Nuk ka të dhëna që ndonjë prej sistemeve zgjedhore të ketë fshirë, të ketë humbur vota, t’i ketë ndryshuar ato, apo që vetë sistemi të jetë kompromentuar”.

Presidenti, Donald Trump vazhdimisht ka ngritur ankesa për të cilat nuk ka pasur edhe fakte se janë manipuluar zgjedhjet e 3 nëntorit, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Koordinues Qeveritar dhe Këshilli Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore (SCC) thonë se këto zgjedhje ishin më të sigurtat në histori.

“Ndërsa e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësira për të përhapur informacion të gabuar rreth procesit të zgjedhjeve tona, ne ju sigurojmë se kemi besimin më të lartë në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe ju duhet të keni të njëjtin besim”, thonë dy grupet në një deklaratë të lëshuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA).

Kjo agjenci (CISA) e drejtuar nga eksperti i kibernetikës Christopher Krebs, administron një faqe interneti që përgënjeshtron disinformatat rreth zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/