image Përfunduan ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Futboll

Përfunduan ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

news image

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani po vazhdon ecurinë fantastike ku ka arritur fitoren e gjashtë radhazi kundër Ulpianës të cilën e mposhti me rezultat të thellë 3:0.
Golat për vendasit i realizuan: Edvin Kuc 41’, Blend Baftiu 44’ dhe Mevlan Zeka 75′.

Llapjanët arritën të fitojnë në shtëpi duke mposhtur 4:2 Feronikelin, i cili po kalon në krizë gjersa qëndron në fund të tabelës.


Për Llapin shënuan: Firmino 6’, Adem Maliqi 10’, Amadu 34’ dhe Bianor Neto 41’, kurse Kaltrin Seferi 71’ dhe Sokol Kiqina 84’ shënuan për “Industrialistët”.

Ndërsa Malisheva edhe pse ishte nikoqir nuk mblodhi asnjë pikë përballë Dritës e cila fitoi 1:2 si mysafir.


Marko Simonovski 49’ dhe Astrit Fazliu 61’ realizuan për gjilanasit, kurse për Malishevën shënoi Marc Olivier 82’.

/GazetaSinjaliSporti/