Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet Dortmund – Newcastle dhe Shakhtar Donetsk – Barcelona në kuadër të Champions League.
Gjermanët po avancojnë në 45 minutëshin e parë përballë anglezëve me rezultat minimal 1-0, falë golit të Fullkrugut në minutën e 26-të të takimit.
Ndërsa, Shakhtari po e befason Barcelonën falë golit të Sikanit, i cili pas një aksioni të bukur arriti ta konkretizojë në gol krosimin e Gocholeishvilit.
Me këtë rezultat, Dortmundi është në vendin e parë të grupit F me 7 pikë, ku Parisi e Milani kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Barcelona gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Shakhtari në të tretin me gjashtë pikë.