image Përfundon numërimi në Klinë/ Ritakohen në balotazh sërish dy kandidatë

Përfundon numërimi në Klinë/ Ritakohen në balotazh sërish dy kandidatë

news image

Ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në komunën e Klinës.

Sipas 100% të votave të numëruara, Klina është një prej komunave që shkon drejt balotazhit.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj ka fituar 43.10% të votave, kurse Esat Raci nga Partia Demokratike e Kosovës mori 27.60% të votave nga qytetarët e Klinës.

Duhet përkujtuar që kjo komunë deri tani është drejtuar nga Zenun Elezaj, teksa mbetet të shihet nëse i njëjti arrin të fitojë edhe një mandat të dytë.

/Gazeta Sinjali/