image Përfundon numërimi i votave të rregullta, ky është rezultati preliminar

Kosovë

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi i votave të rregullta, ky është rezultati preliminar

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100 për qind të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 202.968, vota apo 25,48%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 197.702 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 169.211, apo 21.24%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 92.149 vota apo 11,57%, Lista Serbe ka marrë 6.61 për qind ose 52.620 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 39.495 vota apo 4.96%.

Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, të cilat pritet në numërohen ditëve të ardhshme.

Nga numërimi i 100 % të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së./Gazeta Sinjali/