image Përfundon numërimi i të gjitha votave, Nisma thotë se janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, Nisma thotë se janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës

news image

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, partia e Fatmir Limajt, ka lëshuar një njoftim për media ku thuhet se koalicioni Nisma-AKR-PD përfundimisht ka hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse në votat e fundit të numëruara nga mërgata, ky koalicion pati vetëm 26 vota, inistojnë se kanë kaluar pragun zgjedhor.

“Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e kuvendit të Kosovës.

Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Me këtë rast, falënderojmë antarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore”, thuhet në njoftimin dërguar mediave./Gazeta Sinjali/