image Përfundon në spital pasi e pickoi merimanga

Botë

Foto/ Përfundon në spital pasi e pickoi merimanga

news image

Luize Edwards ka përfunduar në spital pas pickimit të një merimange në shtëpinë e saj.

Gjatë kohës sa po e pastronte shtëpinë, Luiza është pickuar nga një merimangë. Në fillim ajo nuk kishte ndjerë asgjë, por të nesërmen krahu i ishte nxirë dhe po fillonte t’i dhimbte.

49-vjeçarja ka ngelur e shokuar kur ka parë se në sqetullën e saj ndodhej një vrimë me përmasat e një topi golfi.

Sërisht ajo mendoi se nuk do të ishte diçka e madhe, dhe e injoroi.

Por, pas 48 orësh filloi të ndjente dhimbje të mëdha, ndjesi djegieje, si dhe i dukej sikur po e shponin me gjilpërë.

Pas këtyre simptomave, Luiza i është drejtuar spitalit, ku pasi e mjekuan i thanë se ishte pickuar nga një merimangë që njihet si vejusha e zezë.

Pickimi i vejushës së zezë mbyt indet e lëkurës dhe bën që lëkura të bjerë.

Vejusha e zezë është një fenomen në rritje në Angli dhe Amerikë, ku çdo ditë shënohen viktima të reja të pickimit të saj./Gazeta Sinjali/