image Përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e PDK-së, nuk deklarohen për media

Politikë

Përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e PDK-së, nuk deklarohen për media

news image

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të këtij subjekti politik, Kadri Veseli, raporton Gazeta Sinjali.

Pas përfundimit të mbledhjes, nga partia nuk janë deklaruar për media, ashtu siç kishte paralajmëruar nënkryetari i kësaj partie, Shaqir Totaj.

Pak më parë, Thaçi dhe Veseli kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre politike, pasi se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën ndaj tyre.

Ata sot pritet të nisen për në Hagë, ku do të përballen me një proces gjyqësor dhe me akuza të rënda. /Gazeta Sinjali/