image Përfundon lufta në Nagorno-Karabakh, Putin firmos paktin e paqes

Botë

Përfundon lufta në Nagorno-Karabakh, Putin firmos paktin e paqes

news image

Ka përfunduar lufta në Nagorno-Karabakh, pasi sot është firmosur marrëveshja mes Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministrit armen, Pashinyan, me ndërmjetësimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund konfliktit.

Pas kësaj, Azerbajxhani ruan territorin që rimori në Nagorno-Karabakh, ndërsa Armenia tërhiqet.

Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord të vendosnin forcat paqeruajtëse ruse në Karabakh. Me marrëveshjen paraprake, trupat ruse do të veprojnë si një kordon demarkacioni midis forcave kundërshtare.

Po ashtu, palët arritën një marrëveshje mbi pjesëmarrjen aktive të qeverisë turke në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Karabakh. Por, kjo deklaratë e përbashkët nuk parashikon përcaktimin e statusit përfundimtar të Karabakh brenda integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Ndërsa nesër, ministrat e mbrojtjes të Azerbajxhanit dhe Armenisë do të mbërrijnë në Moskë për të diskutuar detajet e armëpushimit përfundimtar.

/Gazeta Sinjali/