image Përfundon kursi bazik për xhenierë luftarakë, FSK-ja rrit kapacitetet operacionale

Siguri

Përfundon kursi bazik për xhenierë luftarakë, FSK-ja rrit kapacitetet operacionale

news image

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses kursin bazik për Xhenier Luftarak, i cili synon përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë aftësuar në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.

FSK-ja ka bërë të ditur se trajnimi është zhvilluar sipas standardeve profesionale, me fokus në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.

“Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/