image Agjenda e tri ditëve të Epopesë së UÇK-së

Kosovë

Agjenda e tri ditëve të Epopesë së UÇK-së

news image

Sot nga ora 11:00 është bërë e ditur se do të mbahet Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa nga ora 12:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne.

Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari.

Agjenda e plotë:

5 mars 2022

11:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës

12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës

– Seanca solemne në kuvendet komunale

6 mars 2022

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

17:00 Akademi përkujtimore

Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

7 mars 2022

– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj

18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën Adem Jashari.

/GazetaSinjali/