image FSK angazhohet për shuarjen e zjarreve në komunën e Suharekës

Siguri

FSK angazhohet për shuarjen e zjarreve në komunën e Suharekës

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po vazhdon  të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe komunën e Suharekës si pasojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë.

“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një serë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit”, thuhet në njoftimin e tyre.

FSK-ja ka theksuar se është e gatshme që të mbështesë autoritetet civile me qëllim që të minimizohet rreziku dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga situata me zjarret. /Gazeta Sinjali/

May be an image of nature and tree
May be an image of standing, tree and nature
May be an image of standing, tree, nature and mountain
May be an image of one or more people, people standing, tree and nature