Përfundon intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar, pas ftesës që iu bë kohë më parë për intervistim, në cilësinë e të dyshuarit.
Ndryshe, Çeku në të kaluarën ka qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së. /Gazeta Sinjali /