image Taulant Balla viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Politikë

Taulant Balla viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

news image

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Hagë.

Balla njoftoi se për festat e Nëntorit zgjodhi të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden  në Hagë.

Balla publikoi një video-incizim nga Haga, ndërsa vizitën e tij tek krerët e UÇK-së i njëjti e kishte paralajmëruar edhe gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

/GazetaSinjali/