image Haradinaj kujton momentin kur u lirua nga Haga: Lufta për pafajësinë time zgjati sa lufta për liri
[wp-story id="814678"]

Politikë

Haradinaj kujton momentin kur u lirua nga Haga: Lufta për pafajësinë time zgjati sa lufta për liri

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar sot momentin e lirimit të tij si i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Ish-kryeministri i Kosovës, thotë se edhe pse kishte luftuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, më 17 nëntor 2004 ishte ftuar për herë të parë nga Haga për t’u ndjekur më pas deri më 29 nëntor 2012.

Haradinaj thotë se lufta për pafajësinë e tij ka zgjatur po aq sa lufta për liri, derisa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe kanë besuar në pafajësinë e tij.

Ky është postimi I Haradinajt.

Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim.

Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!

/GazetaSinjali/