image Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, ofrova mbështetje politike

Shqipëri

Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, ofrova mbështetje politike

news image

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se është takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Topi tha se kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim, pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, por vetëm si mbështetje politike.

“Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Me secilin kemi shpenzuar 1 orë e 30 minuta. Takimi ishte vëllazëror dhe kemi bashkëpunuar me ta në nivel bashkëpunimi. Kam bërë vizitën e parë ku Thaçi ishte kryeministër, Krasniqi kreu i Kuvendit.

“Kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim. Pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë, por kjo nuk na ndalon që ta konsideronim si një mbështetje politike, meqë akuzat po ashtu janë ngritur me një mbështetje politike serbe dhe ruse. Janë njerëz në izolim dhe çdo njeri që e ka përjetuar, kur nuk bën dot jetën tënde, por në standardin e burgjeve që ka Evropa, ata kanë qasje për informacion dhe kanë kushte aty”, u shpreh ish-presidenti Topi./OraNews/

/GazetaSinjali/