Klubi anglez, Newcastle United, ka emëruar ish trajnerin e Bournemouth, Eddie Howe si trajner kryesor deri në vitin 2024 pas largimit të Steve Bruce muajin e kaluar.
Fokusi kryesor i Howe do të jetë largimi i klubit nga zona e rënies. Klubi tani me pronar super të pasur nuk mund të blejnë asnjë lojtar deri në janar dhe është në fund të renditjes, pesë pikë larg zonës së sigurisë, pasi nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje deri më tani në Premier Ligë.
Howe ka mbetur i pa punë që nga largimi i tij nga Bournemouth në gusht të 2020-s, pasi klubi i bregdetit jugor u rrëzua nga Permier League në ditën e fundit të sezonit.
“Është një nder i madh të bëhesh trajner i një klubi me historinë e Newcastle United. Është një ditë shumë krenare për mua dhe familjen time”, tha Howe në një deklaratë të klubit.
“Kjo është një mundësi e mrekullueshme, por ka edhe shumë punë përpara nesh dhe unë jam i etur të shkoj në terrenin stërvitor për të filluar punën me lojtarët.”
Klubi anglez Newcastle tani është në pronësi të sheikut Mohammad Bin Salman ku i kushtoi diku rreth 300 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/