Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 06:43 ka përfunduar aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës në Sacionin Policor – Jugu.
Sinjali mëson se gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë.
Arsyeja e arrestimit të këtyre zyrtarëve policorë Sinjali merr vesh se është dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “pengim i të provuarit”, “marrje ryshfeti” dhe vepra të tjera.
Aksioni i IPK-së i urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i asistuar nga NjRSH, momentalisht është duke vazhduar në shtëpinë e zyrtarit policor, Bedri Januzi, në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të reja…
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/