Administrata Tatimore e Kosovës, ka dalë me një komunikatë përmes së cilës jep informacione lidhur me aksionin e sotëm hetimor që u zhvillua në asistencë të Policisë së Kosovës.
Në komunikatë bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar në dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar dhe gjatë aktivitetit janë sekuestruar dokumentacion kontabël, fatura të shitjes së shërbimeve, evidenca e klientëve për shërbimet e kryera (pagesat), lista e produkteve në stoqe. 2 USB, ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit, raporton Gazeta Sinjali.
“Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht: Dokumentacion kontabël; Fatura të shitjes së shërbimeve; Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat ); Lista e produkteve në stoqe; 2 USB; dhe Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit”, thuhet në njoftim.
ATK shton se pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.