image Përfundojnë kolonat e gjata në Merdare

Kosovë

Statistika/ Përfundojnë kolonat e gjata në Merdare

news image

Ditëve të fundit pritjet në pikat kufitare ishin deri në gjashtë orë. Gjatë ditës së sotme për të dalë nga Kosova në pikat kufitare pritjet janë prej 10 minutave deri në një orë.

Pritja më e gjatë është në Merdare, ku kolona është 300 metra.

Sipas autoriteteve vendore vonesat ishin shkaktuar nga ana e palës serbe.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë prej 3 deri në 15 minuta.

Pritjet për të hyrë në Kosovë janë prej 3 minutave deri në 10 minuta./ Gazeta Sinjali/