image Përfundojnë pjesët e para në Bundesliga, katër gola të shënuar

Futboll

Futboll/ Përfundojnë pjesët e para në Bundesliga, katër gola të shënuar

news image

Bundeslgia edhe zyrtarisht e ka rifilluar sezonin pas një pause të detyrueshme nga pandemia Covid 19.

Pesë ndeshje kanë janë duke u zhvilluar për momentin, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas 45 minutave të para, në Bundesliga kemi parë katër gola.

Në derbin Dortmun-Schalke rezultati momental është 2:0. Golat i shënuan fenomeni norvegjez, Haaland në minutën e 29-të, pas një asistimi të Hazard dhe Guerriero në fund të pjesës së parë pas asistimit të Brandt.

https://twitter.com/RainingGoals/status/1261662535473721349?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1261662535473721349&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fdortmund-thellon-epersine-schalke-shokohet-ne-fund-te-pjeses-se-pare-1%2F

Kurse në ndeshjen, Leipzing-Freiburg, mysafirët befasishtë janë duke fituar. Golin për Freiburg e shënoi Gulden në minutën e 34-të.

Gol pati edhe në ndeshjen Augsburg-Wolfsburg. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Steffen.

Ndërsa në ndeshjen Dusseldorf-Padeborn rezultati është 0:0. Për skuadrën vendase po luan ylli i Kosovës, Valon Berisha.

Rezultati 0:0 është edhe në ndeshjen Hoffenheim-Hertha Berlin./Gazeta Sinjali/