Bundeslgia edhe zyrtarisht e ka rifilluar sezonin pas një pause të detyrueshme nga pandemia Covid 19.
Pesë ndeshje kanë janë duke u zhvilluar për momentin, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas 45 minutave të para, në Bundesliga kemi parë katër gola.
Në derbin Dortmun-Schalke rezultati momental është 2:0. Golat i shënuan fenomeni norvegjez, Haaland në minutën e 29-të, pas një asistimi të Hazard dhe Guerriero në fund të pjesës së parë pas asistimit të Brandt.
Kurse në ndeshjen, Leipzing-Freiburg, mysafirët befasishtë janë duke fituar. Golin për Freiburg e shënoi Gulden në minutën e 34-të.
Gol pati edhe në ndeshjen Augsburg-Wolfsburg. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Steffen.
Ndërsa në ndeshjen Dusseldorf-Padeborn rezultati është 0:0. Për skuadrën vendase po luan ylli i Kosovës, Valon Berisha.
Rezultati 0:0 është edhe në ndeshjen Hoffenheim-Hertha Berlin./Gazeta Sinjali/