image Gjyqtarja arrestohet për korrupsion, dyshohet se mori 6 mijë euro për ‘ndryshim’ mase sigurie

Shqipëri

Gjyqtarja arrestohet për korrupsion, dyshohet se mori 6 mijë euro për ‘ndryshim’ mase sigurie

news image

Policia e Shqipërisë në koordinim me SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar) kanë arrestuar një gjyqtar dhe tre avokat të akuzuar për korrupsion.

SPAK ka urdhëruar prangosjen e ish-gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë eurove, për të ndryshuar një vendim.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, të arrestuarit janë: Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj.

Sipas prokurorisë personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer veprën penale “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë Mimoza Margjekës, me detyrë gjyqtare, në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh. /Gazeta Sinjali/