Policia e Kosovës ia ka arritur që t’i arrestojë dy persona që po kërkoheshin tash e një kohë për ta vuajtur dënimin, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri nga të kërkuarit u gjet në Merdare, urdhërarrest për të cilin kishte lëshuar Gjykata Themelore në Gjakovë.
Sipas një burimi të Gazetës Sinjali në polici, ai është dërguar në Stacionin e Policisë në Gjakovë për procedura të mëtutjeshme.
Arrestimi tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, i ka thënë ky burim Gazetës Sinjali, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Gjilanit.