Xhudistët e Kosovës kthehen me një medalje të artë nga Grand Prix i Portugalisë, shkruan Sinjali Sport.
Me disfatën e Laura Fazliut, sot janë mbyllur garat e xhudistëve të Kosovës në Grand Prix të Portugalisë.
Ekipi kosovar kthehet nga ky kompeticion me një medalje të artë, të cilën e fitoi mbrëmë Distria Krasniqi.
Në këtë turne përpos Distrisë, Laurës, morën pjesë edhe Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq, por që nuk arritën të fitonin medalje. /Gazeta Sinjali Sporti/