Një shtëpi në rrugën “Gjirokastra” në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri aksidentalisht, me ç’rast është lënduar një 3 vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 29 dhjetor, në orët e mëngjesit, ku pronari i shtëpisë i ka njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Këto burime bëjnë të ditur se përpos dëmeve materiale që janë shkaktuar nga zjarri, gjatë ngutisë për të ikur nga shtëpia, ka pësuar lëndime trupore një fëmijë i moshës 3-vjeçare, i cili është dërguar më pas për tretman mjekësor.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, mirëpo e njëjta deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur informacione.