Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm, në fshatin Ujz të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.
“Po, rasti ka ndodhë para një ore. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka raportime për persona të lënduar. Për momentin, këto janë informatat e para, nëse ka diçka tjetër, ju njoftojmë me raport shtesë”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/