Një shtëpi në rrugën “Rypaj” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri dje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
Sipas këtyre burimeve, ankuesi në polici ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 2500 euro.
Arsyeja se pse erdhi deri te zjarri është duke u hetuar.