Një ndërtesë kolektive, 6-katëshe, është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme rreth orës 17:50, në rrugën “Sheh Mehdini”, në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se zjarri tani është vënë nën kontroll dhe se si pasojë e zjarrit nuk është lënduar asnjë person.
“Një ndërtesë 6-katëshe në qendër të qytetit, në rrugën ‘Sheh Mehdini’, rreth orës 17:50 është përfshirë nga zjarri. Policia dhe njësia e zjarrfikësve i është përgjigjur vendit të ngjarjes, në ndihmë u kanë ardhur edhe zjarrfikësit nga Gjakova, Suhareka dhe Prizreni dhe zjarri është nën kontroll. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Një raport për shkaqet e zjarrit po e presin nga eksperti i zjarrit”, tha ai./Gazeta Sinjali/