image Përfshihet nga zjarri një lokal në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

Kosovë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

news image

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më datë 14 nëntor 2020, rreth orës 23:00, një lokal në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Pas lajmërimit të këtij incidenti, në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin pa u krijuar dëme edhe më të mëdha.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe deri më tani ende nuk është zbuluar shkaktari i zjarrit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

/Gazeta Sinjali/