Është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie në fshatin Drenoc të Rahovecit, dje në mesditë, raporton Gazeta Sinjali.
Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë, se dikush ua ka vënë flakën disa livadheve dhe si pasojë, zjarri kaploi kulmin e shtëpisë së tij.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia njofton se zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe nga banorët./Gazeta Sinjali/