Një supermarket në Lipjan në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky zjarr nuk raportohet se ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.
Kliko KËTU për të parë videon e zjarrit./Gazeta Sinjali/