image Përfshihet nga flakët një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar

Evropë

Përfshihet nga flakët një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar

news image

Një zjarr vdekjeprurës ka shpërthyer në një spital në qytetin gjerman Ludwigslust në orët e para të së enjtes (2 korrik).

Sipas policisë, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në zjarrin që ka përfshirë çatinë e ndërtesës.

Nga objekti janë evakuuar pacientë dhe stafi mjekësor, ndërsa spitali ka gjithsej 160 shtretër.

Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në këtë qytet, mbetet ende i paqartë.

Ludwigslust ndodhet në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit, Schwerin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/