Një shtëpi në rrugën “Migjeni” në Prishtinë është përfshirë nga flakët sonte rreth orës 19:10, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të tymit një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njoftoi se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë policore kanë dalë në lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Po ashtu aty kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin. Në këto momente nuk paraqitet ndonjë rrezik për banorët. Nga KEDS-i është ndalur rryma dhe në lokacion kanë dalë edhe emergjenca, ku për shkak të tymit, një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor”, tha Hoxha.
Tutje, ai njoftoi se njësitet kompetente janë duke u marrë me vendin e ngjarjes, sipas procedurave të parapara. /Gazeta Sinjali/