Gjashtë banesa janë djegur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Guerile” në Shkodër, sot rreth orës 15:40, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave në Shqipëri, ky zjarr ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi banorët arritën të dalin jashtë ndërtesës pa u përhapur flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit, të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.
Ndërsa, policia ka evakuar banorët e ndërtesës. /Gazeta Sinjali/