image Përfshihet nga flaka një banesë në Tiranë, burrë e grua dërgohen në spital

Shqipëri

Përfshihet nga flaka një banesë në Tiranë, burrë e grua dërgohen në spital

news image

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë.

Si pasojë e tymit janë asfiksuar M.H. dhe bashkëshortja e tij L.H., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku edhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka bërë të ditur policia në Shqipëri, raporton Tch./Gazeta Sinjali/