Kungulli ka një varg përfitimesh shëndetësore përfshirë të qenit njëri nga burimet më të njohura të beta-karotenit.
Beta-karoteni është një antioksidant i fuqishëm. Ai gjithashtu u jep perimeve dhe frutave të portokallta ngjyrën e tyre kumbuese. Trupi e konverton çdo beta-karoten të patretur në vitaminë A.
Konsumimi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund ta ulë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit, ofron mbrojtje kundër astmës dhe sëmundjeve të zemrës, shtyn plakjen dhe degjenerimin e trupit.
Shumë studime kanë sugjeruar se ngrënia e më shumë ushqimeve bimore të tilla si kungulli e ulë rrezikun për mbipeshë dhe vdekjen në përgjithësi. Kungulli mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, si dhe ndihmon në ngjyrë të lëkurës dhe flokë të shëndetshme, rritje të energjisë.
Kungujt janë gjithashtu një burim i fuqishëm i fibrave.
Ja cilat janë përfitimet shëndetësore nga kungulli:
Rregullon tensionin e gjakut,
Zvogëlon rrezikun nga kanceri,
Lufton diabetin.