Dilay Willemstein, “Miss World Holanda”, e ka lënë konkursin e bukurisë, pasi që ka thënë se nuk është e përgatitur që të vaksinohet në mënyrë që të mund të udhëtojë drejt finales së “Miss World” që mbahet në Porto Rico këtë vit.
21-vjeçarja, këtë e bëri të ditur të martën përmes një postimi në Instagram, duke thënë se ajo nuk është “ende gati” për të marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe mund të mos jetë kurrë.
Lizzie Dobbe e cila zuri vendin e dytë në konkursin kombëtar të Holandës do të zëvendësoj modelen dhe balerinën shkruan DailyMail, përcjell Gazeta Sinjali.
Pasi ajo fitoi ngjarjen kombëtare, asaj iu tha se të gjithë finalistët do të duhej të vaksinoheshin në mënyrë që të udhëtonin në Porto Rico.
Willemstein tani e ka vendosur veten jashtë konkurrencës.
Ajo bëri të ditur këtë vendim për 20 mijë ndjekësit e saj duke shkruar se “Kjo është pjesërisht për shkak të detyrimit të vaksinimit … dhe personalisht nuk jam ende gati për këtë”.
Duke folur për faqen holandeze AD, ajo shtoi: “Mendova me kujdes dhe mendova të marr vaksinën. Por në një moment të caktuar mendova: nuk jam aspak gati për këtë. Nuk ndihem mirë me të. Nuk e di nëse do ta marrë atë vaksinë ndonjëherë“.
Pavarësisht se humbi mundësinë e saj të “ëndrrës”, Willemstein këmbëngul se ajo nuk ka asnjë keqardhje.
“Kjo derë do të mbyllet, por dyer të reja do të hapen për mua”, këmbënguli ajo./GazetaSinjali/