image Perez tregon nëse Reali ia ka mbyllur derën Mbappes, pasi francezi i refuzoi këtë verë

Futboll

Perez tregon nëse Reali ia ka mbyllur derën Mbappes, pasi francezi i refuzoi këtë verë

news image

Florentino Perez ka dhënë një intervistë ekskluzive për “El Chiringuito TV”, ku ka folur për shumë çështje, njëra prej tyre e cila ishte për Kylian Mbappe.

Presidenti i madrilenëve nuk i ka mbyllur derën një marrëveshjeje të mundshme për Mbappen në të ardhmen, pavarësisht se ai i refuzoi ata këtë verë.

“Unë kurrë nuk kam thënë se ka përfunduar përgjithmonë mes Mbappe dhe Real Madrid. Nuk e kam thënë kurrë këtë. Në 3 vjet, shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Real Madridi do të jetë gjithmonë i hapur për të blerë lojtarë që e kuptojnë se askush nuk është më i madh se klubi”.

Perez ka theksuar se presidenti i Francës, Macron, kishte ndikuar në zgjedhjen e Mbappes për të qëndruar në klub.

“Macron thirri Mbappen, nuk ka kuptim. PSG i ofroi atij të ishte lider i projektit, kjo ndryshoi gjithçka. Unë nuk pashë të njëjtin Kylian Mbappe që dëshironim.

Nuk ishte e lehtë për Mbappe të merrte telefonata nga presidenti i Francës… t’ju thoshte të mos dilni nga klubi. Pastaj shkoni në Katar dhe ata ofrojnë gjëra që ju bëjnë të çmendur, ndoshta gjëra jashtë proporcionit. Kjo është arsyeja pse Kylian ka ndryshuar.

Por unë nuk e dua këtë Mbappe. Ky i fundit nuk është i njëjti Kylian që donim. Unë doja të vërtetin”.

Presidenti i Real Madridit gjithashtu shtoi se ata nuk kishin ndonjë parakontratë me Mbappen, por tha se nëna e Mbappes donte që djali i saj t’i bashkohej klubit spanjoll.

“Ne nuk kemi nënshkruar asnjë parakontratë apo marrëveshje me Kylian Mbappé sepse nuk është e rregullt. Nuk na lejohet ta bëjmë këtë.

Mendoj se mamaja e Kylian Mbappe donte që ai të bashkohej me Real Madridin, ajo e di se ka qenë gjithmonë ëndrra e Kylian. Jam i sigurt që ajo donte që Mbappé të bashkohej me ne, por gjërat ndryshojnë dhe ne duhet të respektojmë. Unë ende e respektoj Kylian, absolutisht”.

Për fund, Perez tregoi se Mbappe nuk tradhëtoi Realin pasi veçse i kishte kumtuar lajmin që ëndrra e tij ishte të luante për Real Madridin, megjithatë çështjet politike dhe ekonomike ndikuan në zgjedhjen e tij.

“Kylian Mbappé nuk më tradhtoi. Mbappé na tha se ëndrra e tij ishte të luante për Real Madridin, shumë e shumë herë. Por më pas gjithçka ndryshoi në 15 ditë për shkak të presionit politik dhe ekonomik.

Ëndrra e tij duhej të ndryshonte, ndaj…”, përfundoi Perez.

/GazetaSinjaliSport/