image Perez e quajti Ronaldon "të vjetër", motra e portugezit i reagon ashpër: Kujdesu për veten tënde, jeni 75-vjeç

Futboll

Perez e quajti Ronaldon “të vjetër”, motra e portugezit i reagon ashpër: Kujdesu për veten tënde, jeni 75-vjeç

news image

Një video është bërë virale teksa shihet presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i cili i përgjigjet një tifozi.

Ai e pyeti Perezin për një nënshkrim të Ronaldos, ndërsa ai u përgjigj: “Ai është 38 vjeçar”, dëgjohet t’i ketë thënë presidenti, transmeton Sinjali Sport.

Motrës së Cristiano Ronaldos duket se nuk i ka ikur kjo video dhe i ka bërë një reagim të shpejtë presidentit të “Los Blancos”.

“Ai është 38-vjeçar por mund të fluturojë në 2 metra lartësi dhe të qëndrojë në të për tre minuta dhe trupi i tij nuk ka yndyrë, respekto vetën tënde, njeri i vjetër, ju jeni 75-vjeçar”, ka shkruar ajo në Instragram.

/GazetaSinjaliSport/