image Perez dëshiron që Benzeman ta bashkojë me Mbappen e Pogban te Reali

Futboll

Perez dëshiron që Benzeman ta bashkojë me Mbappen e Pogban te Reali

news image

Florentino Perez dëshiron t’i bashkoj Benzema , Mbappe dhe Pogba edhe tek Real Madrid.

Real Madrid janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për Pogban këtë vere, marrëdhëniet mes Raiolas dhe Madridit janë përmirësuar dhe klubi nuk e ka problem pagën e lojtarit.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll ‘AS’, synimi kryesor i Los Blancos, do jetë Paul Pogba, pasi që marrëveshja me Kylian Mbappen është thuajse e kryer.

Mbappe nga sezoni tjetër do jetë futbollistë i lirë, pasi nuk dëshiron të rinovojë me PSG-në.

Ëndrra e tij është që të luajë për Real Madridin, ku për këtë do të përkujdeset Perez, që t’ia transferojë edhe bashkëlojtarin te kombëtarja, Paul Pogba.  /Gazeta Sinjali Sporti/