image Përbërjet zyrtare: Ballkani - Dukagjini

Futboll

Përbërjet zyrtare: Ballkani – Dukagjini

news image

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja e tretë e ditës do të zhvillohet në Suharekë, me skuadrën vendase, Ballkanin që e pret Dukagjinin në këtë javë të parë.

Therandasit shpresojnë të startojnë me fitore stinorin pranveror, me ç ‘rast do vazhdojnë luftën për kreun e tabelës.

Skuadra nga Klina në anën tjetër do të tentojë befasinë, që të largohet nga zona e kuqe.

Ballkani, stinorin vjeshtor e përmbylli në vendin e tretë me 33 pikë të grumbulluara, kurse Dukagjini me 18 pikë në pozicionin e tetë.

Përbërjet zyrtare për këtë takim janë këto:

Ballkani: Frasheri, Kuc, Thaqi, Hoxha, Sinani, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Basri, Gashi, Vieria, Zhdrella, Da Sillva, Dallku, Chibueze, Hugo, Jashanica.

/Gazeta Sinjali Sporti/