Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Naim Abazi ndau me shikuesit një periudhë jetësore të vështirë, ku tregoi se si tumori ndikoi tek ai.
Ai foli për periudhën kur është përballur me tumor. Abazi tha se gjithçka ishte e errët dhe e rëndë, marrë parasysh këtu edhe pritjet e analizave përfundimtare.
“Jeta i ka befasitë dhe sfidat, një ditë të nëntorit 1996, zgjohem si njeriu që mund të prekë pjesët e trupit instinktivisht pa qenë në dijeni, preka një pjesë të trupit të dalur që në mjekësi e quajmë tumor. E cila si një goditje atomike ndikoj të unë, si një frikë”, tha ai në T7.
Abazi në atë kohe tha se u ndje si të ishte para litarit.
“Doja të hyja në operim sa më herët. Ishin ditë të rënda, dukej sikur ndodhesha para litarit”, shtoi tutje ai.