image Tha se nuk do e donte në intervistë tek gruaja e tij, Gjiko dhe Elita darkojnë në një tryezë me Milaim Zekën

Bota e Yjeve

Tha se nuk do e donte në intervistë tek gruaja e tij, Gjiko dhe Elita darkojnë në një tryezë me Milaim Zekën

news image

Reperi Gjiko disa javë më parë u komentua shumë për deklaratën ku e përmendi Milaim Zekën.

Ishte i ftuar në një emision, ku u pyet se kë nuk do dëshironte që ta kishte mysafir për intervistë gruaja e tij, Elita.

Në këtë rast, reperi përmendi emrin e ish-deputetit, Milaim Zeka, ndërsa si arsye për këtë ishte fjalori që ai përdor.

Madje, për këtë me shaka u përgjigj edhe vet Zeka, i cili shpërndau videon nga një intervistë e Elitës, ku ndër të tjera i thotë “Imagjino, me qenë në ISIS ne, me t’i pa ty gjokset, asnjë i ISIS-it nuk na kish gjuajt neve”.

Pas gjithë kësaj, Gjiko dhe Elita sonte u fotografuan duke darkuar bashkë me Milaim Zekën dhe gruan e tij, si dhe me Naim Abazin dhe Mihrije Brahën.

Me këtë, ata kanë lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë shumë të mira. /Gazeta Sinjali/