image Perandori Naruhito i Japonisë telegram urimi Osmanit

Politikë

Perandori Naruhito i Japonisë telegram urimi Osmanit

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet për Presidenten Vjosa Osmani, për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.

Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga telegrami i urimit i Perandorit Naruhito.

Më tej Presidentja Osmani nënvizoi se këto shtete ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.

Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Gazeta Sinjali/