image Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

Shëndetësi

Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

news image

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.

Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.

Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.

Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona.

/GazetaSinjali/