image “Për tre kilogramë pasul”, familjari zbulon detaje se si nisi sherri dhe përfundoi me vrasje në Batllavë - Sinjali

“Për tre kilogramë pasul”, familjari zbulon detaje se si nisi sherri dhe përfundoi me vrasje në Batllavë

news image

Gazeta Sinjali pak më herët raportoi se një 41-vjeçar me inicialet G.B. është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga 47-vjeçari me inicialet B.B., në Batllavë të Podujevës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkaq, familjari i viktimës dhe njëkohësisht të dyshuarit, Bujar Brahimi, ka thënë se vrasja ka ndodhur për “tre kilogram pasul”. Sipas tij konflikti mes viktimës dhe të dyshuarit ka filluar që dje, dhe për këtë ka qenë e informuar edhe Policia e Kosovës.”

“Dje ka ndodhë ishin kon rreh edhe ish kon gju me armë. Kanë ardhë policia tek ta edhe jam shku qaty, kam bisedu me ta thanë me arrest qata që ka gjuajtur që është tash në burg, mirëpo s’ju ka dorëzu policisë”.

“Arsyeja ka qenë tri kilogram pasul ja paska marrë shoqi-shoqit. Një lopë ka hi në pasul të Besnik Brahimit, lopa e këtij të vrarit,  tash ka ardhë konflikti deri qitu te vrasja.”, tha ai në Klan Kosova.

Krejt në fund ai ka shtuar se viktima dhe i dyshuari për vrasjen që ishin familjarë mes vete, nuk kanë pasur konflikte mes vete. Mirëpo, sipas tij “mirë nuk e kanë qu”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: