image Hezbollahu thotë se vrasja e dy personave nga Izraeli është 'shkelje flagrante e armëpushimit'

Botë

Hezbollahu thotë se vrasja e dy personave nga Izraeli është ‘shkelje flagrante e armëpushimit’

news image

Vrasja e dy personave nga të shtënat izraelite në jug të Libanit më herët sot “përbën shkelje të hapur të armëpushimit” në Liban, ka deklaruar Hezbollah.

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një grupi personash pranë një buldozeri që po pastronte një rrugë në një lagje në Nabatieh Al Fawqa, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA.

Hezbollah pretendon se civilët po punonin për pastrimin e rrugëve dhe për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

“Sulmi tradhtar i kryer nga ushtria armike rezultoi në vrasjen e dy civilëve, njëri prej të cilëve punonjës komunal, si dhe plagosjen e disa të tjerëve”, tha grupi i mbështetur nga Irani.

Ai nuk bëri të ditur nëse do të ndërmarrë veprime hakmarrëse.

Ushtria izraelite tha se ka “goditur terroristë të armatosur që përbënin kërcënim të menjëhershëm” ndaj ushtarëve në zonën e kodrës Ali al-Taher në jug, brenda një “zone sigurie” të shpallur nga forcat izraelite në jug të Libanit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/