image Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Shqipëri

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një polic ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është kapur i plagosur.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/